Donald Tump  është amerikan i vërtetë!- shkruan media amerikane. Në një nga pasuritë e tij më luksoze në Palm Beach, Florida, Donald Trump me krenari ngriti flamurin Amerikan i cili po valëvitej lart.

Tani duket se Trump mund të ndëshkohet për valëvitjen e flamurit në Mar-a- Lago, sipas autoriteteve- për shkak se flamuri është ngritur 50 këmbë, ndërsa lejohet vetëm në lartësinë 30 këmbë. Administratorët e qytetit i kërkuan që flamuri të ulet nën 30 këmbë.

Në qoftë se Trump nuk do të ulte flamurin, atëherë do të ndëshkohej me një gjobë 12,000 dollarë. Për çfarë? Për të qenë ekstra patriot?!

Edhe pse Trump ishte i vendosur që ta mbante flamurin në lartësinë ku e kishte vendosur, ai vendosi ta ulë në lartësinë e lejuar 30 këmbë.

Ai i kërkoi administratës së qytetit që gjobën e bërë gati për flamurin, tua shpërndante veteranëve të qytetit.

“Jam njeri shumë patriot”- tha Trump në deklaratë. “Unë jam shumë krenar për vendin tim, dhe nuk dua kurrë që flamuri amerikan të ulet. Dhe nuk besoj se keni nevojë për leje që të ngrini flamurin amerikan”.

Që kurse Trump mori vendim për të ulur flamurin në lartësinë e lejuar, 30 këmbë, presidenti i zgjedhur ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga komuniteti.

Media bën një pyetje për lexuesit: Çfarë mendoni, a është zoti Trump ai lider i mirë që do ky vend?

/Veritas.com.al/