Me marrjen e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB, kryeministri Edi Rama po drejton debatin e nivelit të lartë mbi llogaridhënien.

Në fjalën e tij, pak para nisjes së debatit, kryeministri Edi rama tha se shkelja e të drejtave të njeriut është prioriteti i Shqipërisë në OKB. Të pranishëm janë edhe ambasadori ynë në OKB Ferit Hoxha dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Debati i kryesuar nga kryeministri Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Takimet e kryesuara nga kryeministri Rama do të pasohen nga disa veprimtari të tjera shënjuese, përgjatë muajit qershor përfshirë në nivel Ministror.

Prej datës 1 Qershor Shqipëria mori zyrtarisht drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB.