Kryeministri Rama, ka dhënë një mesazh për marrëveshjen me kundërshtarët politi, që nga Asambleja Kombëtare e PS-së, e cila i zhvilloi punimet sot, e martë.

Ai tha dora e tij mbetet e shtrirë për kundërshtarët dhe e gatshme për të shkruar, duke lënë të hapur mundësinë e një marrëveshje politike.

“Patjetër që ne duam paqe politike, por një paqe për Shqipërinë që duhet të nisë me Shqipërinë dhe jo me karriget dhe duhet të bitiset për Shqipërinë dhe jo për karriget. Dora ime mbetet e shtrirë, gati për të shkruar prapë kur të vijë momenti. Reforma zgjedhore mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe me opozitën jo parlamentare, e cila ka edhe një vend të lirë bosh që e pret në komisionin e reformës ku është e mirëpritur të ulet”,- u shpreh Rama.

Ai tha se e vetmja gjë që nuk negocion, është reforma në drejtësi. “Ndërsa reforma në drejtësi as nuk negociohet dhe as nuk diskutohet, vetëm mbështetet. Nuk kam disponimin minimal për asnjë marrëveshje për të ndjekurat e politikanëve dhe për asnjë marrëveshje që rrezikon ose mund të rrezikojë të pengojë drejtësinë të merret me këdo që të jetë subjekt i drejtësisë qoftë djathtas, majtas, në këtë sallë apo kudo tjetër.

Borxhi që na ka futur ku na ka futur populli në 30 Qershor nuk shlyhet dot. Qoftë ata që përfunduan aty ku e meritojnë. Ata që kanë hesape me drejtësinë qoftë edhe në këtë familje, i ka individuale dhe duhet t’i trajtojë individualisht. Partia jonë nuk ka gatishmëri të mbrojë, justifikojë, tolerojë askënd që mund të ketë hesape me drejtësinë, tha Rama.

Veritas.com.al/