Nga Nard Ndoka/

Rama është kapur mat, LSI në befasi! Basha e Opozita ngjiten, kauza triumfon!

Situate konfuze, shi, natë, protestë, grevë, qëndresë, përpjekje, e pse të gjitha këto?!

Për standarde në zgjedhje, për votim elektronik, thjesht për një fjali të pranuar nga palët me konsensus.

PS dhe te tjerë edhe unë me ta dikur, protestonim me të drejtë për standardet, por pas zgjedhjeve!

Sot PD së bashku me të tjerë edhe unë me ta, po protestojmë serish, për standarde, por përpara zgjedhjeve!

Në atë kohë PS-ja e keqpërdori konsensusin para zgjedhjeve (duke dëmtuar kushtetutën dhe deformuar totalisht kodin zgjedhor), duke dëmtuar pluralizmin dhe subjektet e tjera politike në garë.

Ndaj sot PD-ja dhe Opozita ka të drejtën morale, sepse po kërkon standarde për të gjithë, edhe për vetë PS-në!

Rama është kapur “mat” dhe në “befasi”, një kryeministër arrogant që po e përfundon mandatin me turp!

I mundur, se nuk pranoi standardet, i mundur, se nuk pranoi konsensus, i mundur, se nuk pranoi sistemin dhe opoziten.

I turpëruar, se LSI, do ta hedhe në kosh, i turpëruar se ka mbetur vetëm, i turpëruar, se shtetit te tij po i vjen era m…!

Sa keq, sa turp, por ama fund i merituar!