Kryeministri Rama ka vizituar sot konviktet e studentëve të Inxhinierisë ku po kryhen punime për rinovimin dhe modernizimin e tyre. Ai ka thënë se puna kishte nisur para protestave të studentëve, por protestat shërbyen si një nxitje për të ecur më shpejt

“Në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit Rezidencat A/B/C dhe D, ku falë marrëveshjes me qeverinë gjermane, 1080 studentë do të akomodohen në kushte optimale, brenda muajit mars.  Atyre që e kanë shkruar pikën 1 të 8 kërkesave të studentëve, u them se plani ynë për përmirësimin e kushteve në konvikte, ka nisur të zbatohet kohë më parë.

Por nga ana tjetër, kjo pikë e artikuluar së fundmi, si një kërkesë e studentëve, është një shtysë e nevojshme për të ecur më shpejt”, shkruan Rama.

Veritas.com.al/