Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e ardhura nga disa zyrtarë të Britanisë së Madhe të cilët i kanë akuzuar shqiptarët se pjesëtarë të grupeve kriminale dhe kanë kërkuar largimin.

Në një postim të gjatë në Twitter Rama shkruan se vënia në shënjestër e shqiptarëve (siç bënë disa me turp kur luftuan për Brexit) si shkaku i krimit të Britanisë dhe problemeve kufitare e bën retorikën e lehtë, por injoron faktet e vështira.

Kryeministri thotë se të përsërisësh të njëjtat gjëra dhe të presësh rezultate të ndryshme është çmenduri (pyesni Ajnshtajnin!)

“70% e 140,000 shqiptarëve që janë shpërngulur në Mbretërinë e Bashkuar jetonin në Itali dhe Greqi. 1200 prej tyre janë njerëz të biznesit. Shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Britania e Madhe duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave.

Shqipëria është një vend i NATO-s dhe po negocion anëtarësimin e saj në BE. Është gjithashtu një vend i sigurt origjine. Kur Gjermania pati një problem të ngjashëm, ajo shtrëngoi sistemet e veta. Britania e Madhe mund dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë, duke mos u përgjigjur me një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit.

Shqipëria nuk është një vend i pasur dhe ka qenë për një kohë shumë të gjatë viktimë e perandorive, ne kurrë nuk kemi pasur tonat. Ne kemi për detyrë të luftojmë krimin në shtëpi dhe po e bëjmë këtë me vendosmëri, pasi bashkëpunojmë ngushtë edhe me të tjerët. Gati për të punuar më afër me Mbretërinë e Bashkuar, por faktet janë vendimtare. Kështu është edhe respekti i ndërsjellë”, ka shkruar Rama.

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha dy ditë më parë se vendi përballet me një “pushtim” nga njerëzit që përshkojnë me varka kanalin anglez, ndërsa reagoi ndaj presionit në rritje për shkeljet e saj të përsëritura të sigurisë.