Që nga qyteti i Beratit ku u krijua qeveria e patë komuniste, kryrmimistri socialist Rama, kërcënoi opozitën se ka më shumë krimonelë se maxhoranca.
Kreu i Qeverisë Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit, ndodhet sot në Berat për të vijuar turin e qeverisë nisur në mbarë vendin me titull “Të pastrojmë Shqipërinë.”

Gjatë fjalës së tij, duke folur për reformat ai ka prekur ligjin e dekriminalizimit dhe ka gjetur rastin t’i nisë një mesazh, PD-së, duke bërë një aludim:  “Do të votohen ndryshimet kushtetuese, – tha Rama, –  dhe do ta shohim ku do jenë ata kriminelët që do kapë ligji.”

Rama,  para se t’ju drejtohej beratasve si Kryeministër dhe t’u fliste për reformat, siç ka bërë rëndom në qytete te tjera,  sot  iu është drejtuar atyre si Kryetar i Partisë Socialiste dhe ka ngulmuar në fjalën e tij në rëndësinë e hapjes së partisë dhe shtimin e anëtarësisë së saj, sidomos para qershorit 2016 që shënon 25-vjetorin e krijimit të kësaj partie.