Sipas Ramës, gjasat më të mëdha janë që ky sulm, të jetë një infiltrim i brendshëm. Pra, ai ka shpjeguar se gjasat e një sulmi kibernetik, të jenë të pakta.

Nga ana tjetër ai i ka bërë thirrje të hapur Prokurorisë për të hetuar çështjen me imtësi.

“Dua të nënvizoj se është një ngjarje, e cila meriton të hetohet imtësisht. I bëj thirrje organeve që ta kryejnë hetimin”, tha ai.

Nga ana tjetër, mbi sistemin e të dhënave dhe serverat ku ato ruhen, ai i ka mbrojtur, duke shpjeguar se kanë integritet të plotë. Pra, pavarësisht faktit se është një sistem ku kryhen miliona veprime, integriteti i të dhënave, në mënyrë të përditshme, nuk cenohen.

Për këtë arsye, ai sqaroi se ngjarja e ndodhur, nuk është e lidhur me sistemin e ruajtjes së të dhënave.

Por, ndaj sulmeve kibernetike, çdo shtet dhe çdo individ, është i ekspozuar.

Një punë intensive, po bëhet edhe me Qeverinë amerikane, për të përvetësuar sistemin e për ta bërë atë edhe më të qëndrueshëm. Një ndër kompanitë më të mëdha amerikane, është e përfshirë në disa projekte, të cilat lidhen me sistemet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE).

Mbi këtë premisë, ai ka garantuar se mundësia për ndërhyrje në sistem nga jashtë, është minimal. Por, ndërhyrjet nga brenda, janë të mundshme. Saktësisht, ai ka cituar se “probabiliteti për një sulm të brendshëm, është shumë i lartë”.

Në hetim sipas kreut të Qeverisë, duhet të merren të gjithë ekspertët, të cilët kanë akses në sistem.