Nga: Nard Ndoka/

Rama duket i vendosur në ‘trimërinë’ e tij, kundër të gjithëve. Kundër opozitës, kundër institucioneve, kundër aleatëve dhe për çudi edhe kundër vetes!

Tashmë vendi nga një krizë politike, po kalon në krizë të thellë institucionale duke rrezikuar seriozisht stabilitetin e vendit!

Opozita nuk futet në zgjedhje pa qeveri teknike, por as aleatët strategjikë dhe ata rezerve të Ramës nuk futen në zgjedhje pa opozitën.

LSI besoj se do të dale nga qeveria dhe Meta do lërë drejtimin e Kuvendit, Rama do të përpiqet të qeverisë me zv/ministra dhe me n/kryetaren e Kuvendit.

Një situatë tragjiko-komike, që vetëm Ramës i shkon per shtat dhe për tip!

Ka dy rrugë:

E para, që Ramën ta lënë drejt rënies së lirë, drejt humnerës dhe vendit që meriton.

E dyta, të gjithë së bashku, në shenjë përgjegjësie për vendin, të largojmë Ramën me votë në Kuvend, për të krijuar mundësinë që qytetarët ta ndëshkojnë fort me votë në zgjedhje.

Populli kur zhgënjehet, tradhtohet, lëndohet, atëherë të godet aq fort me votë saqë, shuplakat do t’i duken Rames, si gjethe kanabisi.

Janë vetëm pak orë ato qe na ndajnë nga marrëzia ose urtësia e klasës politike. Të gjithë kanë folur, opozita e ka marrë vendimin e vet, të presim LSI dhe dorëzimin e Ramës sot me një farë dinjiteti, apo nesër i dërrmuar totalisht.

Unë besoj shumë, se Rama do të reflektoje dhe do ta kuptojë se nuk mund t’ia dale kundër gjithë ‘botës’!

Habitem me ca ‘vagonë’ rezerve të Ramës, që po qëndrojnë akoma gojëkyçur, në një kohe qe lokomotiva e PS po del nga shinat dhe binarët dhe ata do të kenë të njëjtin fat.

Zot ndriçoje mendjen e errësuar të kryeministrit tonë, mos e len me ra në të keq!

/Veritas.com.al/