Shkruan Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se marrëdhënia me kryeministrit Rama dhe kreut të kuvendit Meta është thyer në mënyrë të pariparueshme dhe se ata po qëndrojnë vetëm për interesa personale. Në një intervistë dhënë për “Ora News”, ish-kreu i qeverisë thotë se pavarësisht deklaratave në publik qëndrimet e kreut të LSI-së nënkuptojnë se ai e mban qeverinë në këmbë. “Për hir të së vërtetës Rama e pranoi këtë. Meta atij i ka thënë: “Të flak kur të dua unë!” Ai që do të lexojë me ndershmëri dhe pa pasion deklaratat e Metës arrin në këtë përfundim që qëndrimi i Metës është se pavarësisht se kemi një koalicion unë të flak kur dua vetë. Rama beson se mund të qëndrojë në qeveri edhe në këtë mënyrë, por kjo është fatkeqësi për vendin” – tha Berisha.

1

Ish-kryeministri tha se Partia Demokratike është e gatshme për t’i fituar zgjedhjet jo vetëm vitin e ardhshëm por edhe më herët. “Ndoshta zgjedhjet mbahen që në këtë dhjetor” – tha Berisha.

2

Berisha tha se kryeministri Rama i ka dërguar misionarë që ta bindë që vendi të aplikojë një sistem elektoral me prim. Pra ai që fiton zgjedhjet të marrë si bonos një numër të caktuar deputetësh. Berisha tha se pavarësisht se Rama e ka mohuar këtë publikisht ai i ka dërguar njerëz që ta bindë për miratimin e këtij sistemi. Sipas Berishës, një sistem me prim nuk është i keq, por jo nëse kjo bëhet për të goditur një force politike apo një tjetër.

Ish-kryeministri Berisha tha është qesharak çdo komet që thotë se ai del mbi PD-në. “Te drejtosh një parti dhe ta udhëheqësh atë është një proces shumë i vështirë. Më vjen mirë që megjithëse i ri Basha i ka dhënë drejtimit të PD-së linjën e tij dhe nuk ndoqi linjën time. Porsa u përket të rinjve Berisha tha se do të duhet kohë që ata të krijojnë profilin e tyre politik.

Pyetjes nëse do të jetë deputet edhe në parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e vitit 2017, Berisha iu përgjigj: “Do të jem edhe në parlamentin e vitin 2027”. Do të jetë Basha ai që vendos listën e deputetëve? “Unë jam një deputet aktiv” – tha Berisha duke qeshur. /lapsi.al/