Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ‘TG2 Post’ zbuloi se shkaku i një ‘krize’ të ashtuquajtur në Shqipëri është një opozitë që po krijon një krizë artificiale në vend për shkak të frikës së humbjes në zgjehdjet e qershorit. Rama u shpreh se opozita është tejet mbrapa në zgjedhjet e qershorit dhe kjo është një nga arsyet kryesore të bojkotit të parlamentit dhe djegies së mandateve.

Kryeministri theksoi se Shqipëria kërkon të ndjekë rrugën drejt BE-së dhe provë e saj është lufta kundër drogës dhe korrupsionit.

“Më vjen keq që për fat të keq këto imazhe janë përhapur, që kanë dhënë përshtypjen e një vendi që është në krizë, ka një krizë politike artificiale, të krijuar dhe të dashur nga një opozitë që duhet të përballet me zgjedhjet e qershorit dhe është tepër mbrapa me sondazhet, ka humbur para një viti në zgjedhjet që janë pranuar edhe nga opozita.

Në rrugëtimin drejt Europës kemi nevojë për stabilitet. Kjo është një situatë mjaft e panjohur, nga ajo që çfarë kam shfletuar në librat e historisë, ka ndodhur në Italinë e viteve ’20 dhe në asnjë vend tjetër. Sikur opozita në Itali, të thoshte duam një qeveri ndryshe se nuk mund të fitojmë me këta, dhe do të ikim, do të largohemi dhe duam zgjedhje të parakohshme, por kjo është një gjë që nuk funksionon. Nëse do të thosha se korrupsioni nuk është problem do të thosha një gjë jo të vërtetë, por është duke u luftuar si asnjëherë më parë. Në raportin e KE, vjet u rekomandua çelja e negociatave, pasi ne kemi luftuar korrupsionin, i jemi futur një reforme në gjyqësor që është model për të gjithë rajonin.

“Unë nuk jam njeriu i duhur për ta pyetur nëse është e vërtetë apo jo, por pyesni GdF nëse kemi bërë një pastrim të plotë të kultivimit të kanabisit. Dua t’u them të gjithë italianëve, që të kuptojnë një gjë; nuk ka revolucion, por revoltë e estabilshmentit të vjetër që ka humbur dhe lobit të drogës që ka humbur, bixhozit dhe lobeve të tjera që qëndrojnë pas këtyre. Jeta vijon dhe ne duam të ecim drejt BE-së” tha Rama në një prononcim për mediat italiane, “TG2 Post”.