Kryeministri Edi Rama u tregua i prerë kur tha se çdo ministër , drejtor, apo shef i çdo sektori tjetër nëse do të bëhet objekt kërkimi nga drejtësia e re, Partia Socialiste nuk do të shërbejë si një mbulesë , siç u shpreh ai.

Ai tha se e vetmja gjë që do jetë përgjegjësi e PS, do jetë qëndrimi pasi të flasë drejtësia , ndërsa tha se reforma në drejtësi është vija e kuqe me të gjithë kundërshtarët e saj.

Rama: Flamuri i Ps s’është mbulesë tavolinë , apo për qoka . PS është këtu të bëjë shtetin, është një bast i madh, por është basti ynë me historinë.

Ti japim shtetit një shtat të atillë që të ecim para , flamuri i PS nuk mund dhe nuk do bëhet mbulesë për asnjë ministër drejtor, shef nëse drejtësia e re do krijojë hesap prej tij.

E kemi parë që na është dash të ndeshemi me këtë sfidë . Partia nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel në dërrasë të kalbur, por mban përgjegjësi për atë se si do reagoj për atë që shpallet i kërkuar nga drejtësia, se PS është prijësi për luftën e barabartë para ligjit, reforma në drejtësi , Është një vijë e kuqe mes nesh dhe armiqve të saj, vijë mes PS dhe kudo brenda nesh që hyn në gjynah me ne dhe popullin.