Kryeministri Edi Rama tha sot në foltoren e Kuvendit  se opozita është kthyer në një grup endacakes që lëvizin nga Kuvendi tek ministria e Brendshme që kërkojnë pushtetin me dhunë.

Ata të opozitës kërcënojnë se kushedi çfarë do të ndodhë, por ‘ata do të shkojnë duke u rrudhur’, tha kryeministri.

Ai garantoi se zgjedhjet vendore do të mbahen ‘ditën e planifikuar’, dmth., në 30 qershor. Nuk do të ketë zgjedhje deri në vitin 2021, tha Rama. Këta mund të vijnë në Kuvend vetëm në qershor 2021, tha Rama, duke shtuar se ‘zor se mund të fitojnë ndonjëherë’.

Kujtojnë se të hedhësh gurë mbi policinë në emër të partisë që të ka nxjerrë në rrugë është trimëri. “Lironi djemtë tanë” bërtet partia e endacakëve që vjen vërdallë. Ata do të shkojnë duke u rrudhur dhe ne do të bëjmë detyrën. Barbarëve edhe këtu në Parlament, përgjithmonë nuk mund të ketë deputeti imunitet për të goditur deputetin, apo të sulmojë fizikisht foltoren. Edhe kjo do të përfshihet në kodin penal.

Ata janë të dëshpëruar, e dinë që nuk fitojnë dot me votë. Ata të rrinë në rrugë aty ku janë, rrugën kanë zgjedhur në rrugë të rrinë, ndërsa ne të vazhdojmë në rrugën që kemi marrë përsipër të udhëheqim shqiptarët. Është pjesë e detyrës tonë, jo të shkelim mbi kontratën e shqiptarëve për të joshur ata që të lënë rrugën, por hir të rrugës që kemi zgjedhur ti japim mundësinë të ndihen të përfshirë.

Përfshirja e tyre sot ka vetëm një mundësi. Të japin kontributin e tyre atë për të cilën i kanë rrokanisur kokën shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

Veritas.com.al/