Kryeministri Edi Rama dyshohet të jetë përfshirë në një skandal të rëndë, teska në vitin 2012 ka paguar 80 mijë dollarë si donacion për fushatën elektorale të Barack Obamas, para me të cilat shefi i qeverisë shqiptare ka tentuar të blejë një takim me presidentin amerikan.

Veprimi i Ramës është i paligjshëm pasi legjislacioni amerikan i ndalon kategorikisht donacionet elektorale nga personat e huaj. Për këtë arsye një gjykate amerikane ne Nju Xhersi shpalli fajtor, Bilal Shehun, një shtetas shqiptar që jeton në Amerikë përmes të cilit mendohet se Rama ka kryer pagesën, që do i siguronte një takim me Barack Obamën.

Shehu, i cili zotëron një kompani limuzinash në Xhersi e kreu donacionin për t’i mundësuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili në atë kohë ishte udhëheqës i opozitës, të merrte pjesë në një takim për mbledhje fondesh për Obamën, në 8 tetor të vitit 2012 në San Francisko. Në event ishte i pranishëm edhe presidenti Barack Obama, çka do ti mundësonte Edi Ramës një takim me presidentin amerikan, të cilin do ta shiste politikisht në Shqipëri.

Por pavarësisht donacionit të majmë, Edi Rama, u refuzua të merrte pjesë në darkë. Presidenti amerikan Barack Obama pranoi vetëm që të bënte një foto me kryeministrin shqiptar, i cili në atë kohë ishte lider i opozitës.

Edhe pse gjykata amerikane dhe avokati i zotit Sheu kanë refuzuar të publikojnë emrin e zyrtarit të lartë shqiptarë, mediat amerikanë saktësojnë se ai është Edi Rama.  (http://www.northjersey.com/news/paramus-man-admits-to-violating-federal-election-law-during-obama-s-2012-reelection-campaign-1.1623602)

Ky është një skandal i paprecedentë ku një politikan i lartë kryen donacion të paligjshëm në zgjedhjet amerikane. Por mister mbetet se ku i gjeti kryeministri i Shqipërisë 80 mijë dollarët, të cilat u derdhën si donacion në fushatën për rizgjedhjen e presidentit amerikan. Përvec faktit që ky është një veprim i paligjshëm, ka edhe dyshime të tjera, nëse a kanë qenë këto para nga burime të ligjshme, apo janë të ardhura me burime korrupsionin apo aktivitetet e tjera të jashtëligjshme. (Sipas Syri.net)