Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrën e tij, senatorë dhe kongresmenë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ka qenë Rama ai që ka postuar disa foto ku bashkë me senatorët shihet edhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

“Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, shkruan Rama, ndërsa iu ka dhënë edhe disa dhurata të ftuarve të tij.