I pyetur nga gazetari Sokol Balla në emisionin Real Story nëse ishte apo i sigurtë nëse zgjedhjet me 30 qershor do të bëheshin, kryeministri Rama tha se ishte 100% i sigurtë për këtë gjë. Ndërsa sa i takon rolit të presidentit në këtë cështje dhe mundësisë që ai të shtyjë datën e zgjedhjeve, Rama pohoi se Meta deri tani ka qënë korrekt. Sipas Ramës ai mund të kërkoje shtyrje të datës së zgjedhjeve vetëm nëse dy palët janë dakort, porn ë këtë rast qeveria nuk është dakort me këtë gjë pasi do të respektoje kushtetuten që ka vendosur datën me 30 qershor.

Patjetër që jemi të sigurt. 100% të sigurt. Presidenti ka thënë nëse palët bien dakord unë jam dakord që ta shtynë. Por ka diçka që pala kryesore që jemi ne nuk jemi dakord. Presidenti ka qenë shumë korrekt për këtë gjë që ua kalon palëve. Ne nuk jemi dakord dhe kaq. 30 qershorin nuk e kemi vendosur ne. Është vendosur nga Kushtetuta.

Rama tha se ka asnjë shans që të shtyhet data e zgjedhjeve pasi kjo mund të bëhet një precedent i rrezikshëm për të ardhmen.

Po ta them ndryshe, po të ishte strikt personale pse do zgjidhja unë të bëja fushatë dhe të lija punët në zyrë. Hajde do thosha ti shtymë. Por problem është tek precedenti. Dy vite më parë kur ishte Fleckenstein sollën një dokumend që të shtynim zgjedhjet. Dhe unë u thashë që kjo nuk bëhet se po të bëhej atëherë do bëhej gjithmonë. Dhe prapë po të bëhet sot, nesër do ngrihet një parti tjetër dhe kjo është e gabuar.

Kryeministri u përgjigj prere se opozita dhe askush tjetër nuk kanë shanse të prishin dhe pengojnë zgjedhjet.

Të shikojmë do e lënë apo s’do e lënë. Por nuk ka shans që ta pengojë. Ne jemi në fushatë do shkojmë në 30 qershor për të marrë çfarë do na japin njerëzit. Por 30 qershori do i vë vijën e kuqe përfundimisht kësaj politike që kërcënon me përplasje civile. Edhe SHBA e ka të sanksionuar se i refuzon hyrjen në vend të gjithë atyre që prishin proceset zgjedhore. Por kështu e ka edhe BE-ja.Është fare e qartë e ka thënë këtu në Shqipëri përfaqësuesi i DASH për Ballkanin që nuk është detyrë e qeverisë që të fusë opozitën në zgjedhje dhe që nuk është detyrë e opozitës të caktojë datën e zgjedhjeve.Është fat për ato Bashki që do bien në duart tona pasi do ndryshojnë dhe për këtë shiko që nga bashkia e Durrësit që qeverisej nga Dako apo shiko se ça i bëmë Vlorës. 30 qershori është datë historike për pluralizmin shqiptar.

Veritas.com.al/