Ish zëvendës presidenti ndodhet nën hetim në lidhje me pretendimin për rrëzimin e kreut të Prokurorisë në vitin 2016

Hetuesit në Ukrainë kanë nisur një hetim ndaj ish-zëvendës Presidentit të SH.B.A.-së Joe Biden për akuzat se ai i bëri presion zyrtarëve të Ukrainës për të shkarkuar prokurorin më të lartë të vendit në 2016, sipas një raporti.

Hetimi i Ukrainës u nis si përgjigje ndaj një urdhri të gjykatës, mbasi prokurori i shkarkuar, Viktor Shokin, bëri një apel për veprim në lidhje me këtë çështje, tha avokati i Shokin, Oleksandr Teleshetsky, për The Washington Post.

“Ata duhet ta hetojnë këtë. Ata nuk kanë asnjë alternative tjetër, “tha Teleshetsky për Post. “Ata kërkohet ta bëjnë këtë me vendim të gjykatës. Nëse jo, atëherë ata shkelin një sërë normash procedurale. ”

Byroja Shtetërore e Hetimeve të Ukrainës konfirmoi se një hetim po zhvillohej, njoftoi Post.

Veritas.com.al/