Nga: L. Skiro/

Sot, kryetari i PD, Basha ka komentuar për herë të parë, por me kujdes ndaj qeverisë, raportin e ministrave të PD që u instaluan në qeveri si ‘kujdestarë’ të zgjedhjeve.

Basha ka thënë se “Raporti i ministrave teknikë është dëshmia më e fundit që provon se zgjedhjet u manipuluan. Ky raport plotëson panoramën e denoncimit të manipulimit të zgjedhjeve nga çdo faktor publik vendas dhe i huaj.”

‘Ministrat teknikë u sabotuan, u lanë pa fonde dhe pa burime; drejtuesit e lartë refuzuan bashkëpunimin dhe nuk ju bindën udhëzimeve të tyre; institucionet përgjegjëse vepruan sa për sy e faqe ose nuk u angazhuan fare. E gjitha kjo ndodhi për mungesë totale të vullnetit politik nga Edi Rama për të përmbushur detyrimet që mori përsipër përpara shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar- tha më tej zoti Basha.

Akuzat që zoti Basha bën ndaj qeverisë janë shumë të kujdesshme, ato nuk prekin asnjë provë ose fakt. Si raporti i ministrave, edhe fjala e Bashës, janë një frazeologji, pa prova. Sulmi që kryetari i PD i bën qeverisë ka një përsëritje të mërzitshme, që në fakt e bën qeverinë ‘më simpatike’ se opozita para një qytetari të paanshëm.

Por kryetari i Opozitës e përdori tiradën për raportin me qëllim që të ‘flasë’ me të tijtë, dmth., me kundërshtarët në PD që po i kërkojnë llogari për humbjen e thellë më 25 qershor. Me këtë rast, Basha iu paraqet raportin e ministrave: “E shikoni, më vodhi Rama”.

Kjo është një çikëz dritë për kryetarin e PD