Edhe pse i sulmuar nga presidenti aktual, nga ish- presidenti, nga ish- zëvendës presidenti, nga ikonat e Hollywood-it, dhe nga thirrjet banale kundër Donald Trump, një sondazh  i publikuar të Ënjtën tregon se ai ka rimarrë avantazhin në garën presidenciale 2016, sipas WND.com.

Qendra sondazheve Rasmussen raportoi se Trump është në nivelin 43 per qind të mbështejes mes votuesve, ndërsa Hillary 41 për qind.

Rezultati është i pari që vjen, në llojin e sondazheve me kërkesa të plota, pas debatit të Dielës së kaluar mes dy kandidatëve.

Vetëm një ditë më parë, Clinton ishte te 43 per qind, ndërsa Trump- 39 për qind.

Raporti Rasmussen rifreskoi të dhënat e përditshme nga White House Watch, nga e Hëna të Premten dhe konstatoi një ndryshim gjatë pre ditëve, mesatarisht 1,500 vota të mundshme.

Rasmussen tha se kandidati Libertarian, Gary Johnson ra me 6 per qind të mbështetësve, ndërsa kandidati i Green Party,  mbajti të pandryshuar 2 për qindëshin.

“84% per qind thonë se tashmë janë të sigurt për cilin do të votojnë në mkëto zgjedhje; dhe mes këtyre votuesve Trump ka 49% ndaj 46%  mbi Clinton. Mes votuesve që akoma thonë se mund ta ndryshojnë mendjen, që tani deri ditën e Zgjedhjeve, Clinton ka 40 përqind të votuesve të saj, ndërsa Trump ka 37 përqind të votuesve të tij, Johnson ka 19% dhe Stein 4%,”, sipas Rasmussen.

Grupi raporton se Trump ka 75 për qind mbështetje nga Republikanët; dhe afërsisht kështu Clinton- ajo ka 76 për qind të mbështetjes nga Demokratët. Trump ka 15 për qind të votuesve Demokratë, ndërsa Clinton ka 13 për qind të votuesve republikanë.

Trump ka avantash mes votuesve me të ardhura mesatare, ndërsa Clinton është më mirë me votuesit me të ardhura të ulëta, “duke reflektuar mbështetje të fortë nga zezakët dhe Latinët”.

/Veritas.com.al/