Katedralja më e madhe e Korçës, ‘Ringjallja e Krishtit’ në Korçë është përfshirë nga flakët sot paradite.  Flakët dhe tymi janë vënë re menjëherë pas meshës së Ditës së Bekuar, ku ndodhej i pranishëm edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Zjarri ka rënë edhe në një ditë të shënuar për të krishterët, siç është kjo e ‘Ditës së Ujit të Bekuar”.

Janë tre ngjarje të bashkuara si ‘më dorë’; janë: Dita e Ujit të Bekuar, Zjarri dhe mesha me kryetarin e Shtetit në sallë.

Sigurisht mund të jetë edhe rastësi që i ka mbledhur tre ngjarje. Sipas të dhënave të deritanishme, zjarri ka nisur nga vendi ku ndizen qirinjtë ‘për lutjet në Kishë”.

Veritas.com.al/