Televizioni Report Tv ka shfaqur në ekran vendimin e sekuestros së llogarive të kompanisë “A New Life 4 U” me administrator shtetasin rus Robert Shpolinske. Kompania kryente shërbimin e “turizmit mjekësor”, duke kryer kryesisht transplantin e organeve të njeriut.

Nga hetimet e agjentëve të parandalimit të pastrimit të parave rezulton se janë grumbulluar të dhëna të mjaftueshme që krijojnë dyshime për një rast pastrimi parash nga ana e shtetasit Robert Shpolinske i ditëlindjes 15.05.1980 si dhe shtetasit rus Boris Igor Ëolfman, i ditëlindjes 11.03.1984.

“A New Life 4U” rezulton se është hapur në Shqipëri më 11 nëntor 2014 dhe është një kompani që operon në Tiranë nën drejtimin e Robert Shpolinske.

Dyshimet mbi aktivitetet e paligjshëm të kompanisë dhe transaksioneve të dyshimta kanë lindur në momentin që, nga Izraeli drejt Shqipërisë,  janë transferuar 40.975 dollarë, transfertë kjo e kryer nga Boris Igor Ëolfman i proceduar në Izrael në 2007 për paligjshmëri të transplantit të organeve.

Po ashtu, shprehet prokuroria e Tiranës, një tjetër dyshim që ka bindur për të kërkuar sekuestron është dhe transferta që ata kanë patur me shtetasin shqiptar R. Mezini të proceduar në Itali për trafik droge