Nga: Nazmi Berisha, publicist/Periskopi/

Plagosja e Azem Vllasit trazoi dhe shqetësoi opinionin kosovar sikur të kishte ndodhur ndonjë hata me përmasat e një tragjedie kombëtare.

Për ironi të fatit, sot më 13 mars mbushen 34 vjet nga dita kur u burgosa, u torturova dhe dënova si maturant i gjimnazit me shumë shokë të tjerë si nacionalistë e irredentistë shqiptarë vetëm pse kishim kërkuar që Kosova t’ishte e barabartë në ish federatën jugosllave, në kohën kur ky njeri udhëhiqte me pushtetin në Kosovë.

Të them të drejtën jo plagosja, por as vdekja e këtij njeriu, pavarësisht qëndrimit tim humanist ndaj njeriut dhe botës, nuk do të më shkaktonte as keqardhjen më të vogël. Aq të këqija i ka bërë ky njeri Kosovës, aq shumë djemve e vajzave shqiptare u ka vrarë rininë, sa ky njeri në vend të kapardisjes portaleve, do të duhej moti ta kishte vendin në burg në vend të atyre djemve e vajzave të LVV.