Reforma në Drejtësi ka hyrë në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën trejavore, 4 – 24 korrik.

 

Ajo është futur vetëm me votat e mazhorancës, në mënyrë të njëanshme dhe kundërshtitë e opozitës nuk u morën parasysh për të gjetur më parë kompromisin për Rekomandimin 88 të Venecias.

 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se 7 ligjet që shoqërojnë paketën nuk janë futur në kalendar; për to do të votohet në fund të seancës së sotme.

 

Konferenca e Kryetarëve u mblodh para nisjes së Kuvendit. Ajo përbëhet nga Kryetari i Kuvendit, zëvendëskryetarët e Kuvendit, kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare dhe drejtohet nga Kryetari i Kuvendit.