Zyra e Shtypit në PD njofton se kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila e ka përgëzuar atë për lidershipin e treguar për reformën në drejtësi.

Ky zhvillim vjen pak pasi Basha doli i pari në një deklaratë për mediat, ku njoftoi arritjen e konsensusit për miratimin e reformës.

Më pas ishte kryeministri Rama që konfirmoi dakordësinë e palëve.

Nesër ndryshimet kushtetuese do të miratohen në Kuvend.