Një familje është shuar nga COVID-19, vetëm pak ditë pasi kishin refuzuar të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Ka qenë djali i familjes i mbetur gjallë që ka rrëfyer se nëna, babai dhe vëllai i tij vdiqën nga Covid brenda një jave.

Francis Goncalves pësoi humbjen shkatërruese të trefishtë, të vëllait të tij Shaul, 40 vjeç, babait, Basil, 73, dhe nënës, Charmagne, 65, muajin e kaluar.

43-vjeçari, i cili jeton në Cardiff, thotë se tre të afërmit e tij, refuzuan dozën e Covid pasi ranë viktima të ‘propagandës kundër vaksinimit’ dhe bën thirrje që njerrëzit të mos besojnë më teori të tillë.

Francis tha se nëna e tij kishte probleme shëndetësore dhe babai i tij kohët e fundit ishte në spital me gurë në veshka, ai ishte veçanërisht i tronditur nga vdekja e vëllait të tij – të cilin ai e përshkroi si ‘personi më i shëndetshëm’ që ai njihte.

Familja ishtëe me origjinë nga Afrika e Jugut dhe ata u transferuan në Cardiff në vitin 2015. Një vit më vonë, prindërit dhe vëllai i tij u transferuan në Portugali, nga ku babai i tij ishte me origjinë.

VERITAS.COM.AL