Të gjithë qytetarët që kanë ndryshuar vendbanimin, duhet të saktësojnë adresën e re, ose në të kundërt nuk do të marrin asnjë shërbim në Gjendjen Civile, qoftë edhe marrjen e një certifikate. Kështu bëri me dije Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, gjatë prezantimit të fushatës për regjistrimin e banesave, ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e bashkive, të cilëve i kërkoi bashkëpunimin në lidhje me këtë proces.

Sipas Çuçit, regjistrimi i vendbanimit sjellë përfitime dhe akses në shërbimet publike për të gjithë qytetarët, teksa shton se deri sot janë vetëm 750 mijë familje që kanë sot një adresë unike me 8 komponentë, në një kohë që një adresë të tillë duhej të kishte çdo qytetar

Askush nuk do ta marrë më certifikatë nëse ai nuk konfirmon adresën sipas sistemit unik. Kështu do ta shtrimë edhe për shërbime të tjera këtë detyrim. Ky proces i rëndësishëm i marrëdhënies me qytetin dhe shtetin të përfundojë. Pasi të jenë saktësuar adresa do të lidhet me regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Siç jepen të gjitha të dhënat, te rubrika adresa do të përfshihet edhe adresa. Në certifikatë do të ketë adresën e saktë çdo shtetas shqiptar. Çdo shtetas shqiptare identifikohet sot lehtësisht me këtë adresë. Kështu që unë kërkoj në radhë të parë nga të gjithë ne, nga të gjithë ju që jeni këtu, nga kryetarët  bashkive një angazhim maksimal që të mbyllim këtë proces të rëndësishëm. Por edhe qytetarët ti kushtojnë vetëm dy minuta kohë për të vendosur një marrëdhënie korrekte, për të kryer një detyrim qytetar që të saktësojë adresën e tij atje ku banon. Shumë shpejt do ta kushtëzojmë këtë proces me dhënien e shërbimeve. Por nuk duam që të arrijmë në atë pikë sepse besojmë se shqiptarë e kanë atë koshiencë që ti kushtojnë dy minuta angazhimit të tyre për të vendosur një marrëdhënie sa më të saktë me shtetin e tyre,” u shpreh Çuçi.

Ai sqaroi se vetëdeklarimi i  adresës së saktë bëhet në “e-Albania” ose në zyrat e Gjendjes Civile pranë bashkive.

“Regjistri Kombëtar i Adresave do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të gjithë shtetasit, institucionet publike dhe bizneset”, njoftoi Çuçi.