Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se UET  është kthyer në një Institut të Studimeve Marksiste  të Nexhmije Hoxhës, pasi ka shkelur ligjin e depolitizimit dhe e ka kthyer institucionin në strofull të organeve të krimit shtetëror.

Berisha nuk ia përmendi emrin Henri Çilit- administrator, por la për të nënkuptuar qartë se po fliste për Çilin; dhe e etiketoi si ‘sharlatan” .

Berisha u tha protestuesve ku po deklarohet “Republika e Re” se : ” E dini dhe ju se Shqipëria ka rreth 50 universitete publike dhe private. Asnjë universitet publik, asnjë përveç njërit universitet  privat, nuk merr përsipër të shkelë rregullin e depolitizimit. Po,  është një universitet i cili është bërë si Institui i Studimeve Marksiste të Nexhmije Hoxhës”.

“Tani unë dua t’i them Rektor-Presidentit të tij: Zotëri, liritë për të cilin keni luftuar të njohin të anëtarësohesh në Partinë Socialiste, të bëhesh nënkryetar i saj, të marrësh çdo funksion dhe kjo është liria jote. Por të shndërrosh universitetin në kundërshtim me ligjet në strofull të organeve të krimit shtetëror do të ketë pasoja të rënda dhe i paralajmëroj, iu bëj thirrje studentëve t’i tregojnë vendin këtij sharlatani, t’u tregojnë vendin atyre që për xhepat, për korrupsionin kërcënojnë diplomat tuaja, për t’u berë të pavlefshme në aktin e parë të fitores së demokracisë”.

Veritas.com.al/