Presidenti Donald Trump foli me Sean Hannity për samitin e tij të rëndësishëm të Singaporit me diktatorin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Trump tha se, aq sa ai e “urrente” përdorimin e retorikës se dhunshme kundër Kim disa muaj më parë, “pa atë retorikë, ne nuk do të ishim këtu”.

Trump tha se pas shkëmbimit të thumbimeve verbale – me Trump duke e quajtur Kim “njeriu I vogël rakete” dhe Kim duke e quajtur Trump “një matuf” – të dy burrat u rritën për të respektuar më tej njëri-tjetrin.

Ai tha se Kim është “shumë i zgjuar” dhe një “negociator i mirë”.

“Ne morëm shumë më tepër [të martën] se sa kam menduar ndonjëherë se do ishte e mundur,” tha ai për takimin me Kim.

Trump tha se beson se Kim do të “fillojë menjëherë” çmontimin e komplekseve të tij bërthamore kur të mbërrijë në Phenian.

Ai shtoi se ai dhe Kim diskutuan se si marrëdhëniet ishin shumë të ndryshme midis presidentëve të mëparshëm amerikanë dhe paraardhësve të Kim Kim Jong Il dhe Kim Il Sung.

Hannity gjithashtu pyeti nëse ka një “mësim historik” qe ka të bëjë me retorikën fillestare.

Ai tha se Presidenti Ronald Reagan ne mënyrë te shkëlqyer e quajti “Perandorinë e djallit” atë te Bashkimit Sovjetik para se të arrihej një marrëveshje për të çmontuar Checkpoint Charlie dhe për të shembur Murin e Berlinit.

‘Presidenti po ndjek tani rolin e një paraardhësi të quajtur Ronald Reagan dhe ashtu si Presidenti Donald J. Trump, Reagan vendosi një politikë, një filozofi të paqes nëpërmjet forcës, beso por kontrollo, një qëndrim shumë agresiv ushtarak “, tha Shean Hannity

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.