Seanca Parlamentare ishte pezulluar pas perplasjes se deputetit demokrat Flamur Noka me kryeministrin Rama.

Rifillimi i saj nuk e uli tensionin mes paleve. Perkundrazi, pushimi i seances i sherbeu kryeministrit Rama per te gjetur fraza te reja kunder Paartise Demokratike qe perfaqeson opoziten ne Kuvend.

Fillimisht , kryeministri manifestoi fuqine e pushtetit para opozites, duke iu mburrur asaj se “nuk ke gje ne dore” dhe duke nenkuptuar se edhe Reformen ne Drejtesi e ka ne dore qeveria

“Ju s’keni asgjë në dorë, dhe po të ishte për ju…. Ju e dini shumë mirë që nuk keni asgjë në dorë. Se nuk kam parë ndonjë grup parlamentar ndonjëherë qe të marrë pushim se do bëjë njeri një telefonate jashtë shtetit. Referendumin nuk ke pse ma tregon mua, sepse Reforma në drejtësi ka dy rrugë: O do të bëhet, o s’do të bëhet!”, tha kryeministri.

– E kuptoni ju sesa qesharakë jeni me E-mailet? S’jua ka çuar juve fare, por ia ka çuar grupit të punës. Po pse nuk i nxorët ju para dy javësh?, vazhdoi kryeministri, duke iu referuar korespondences mes ambasadorit te SHBA dhe Partise Demokratike

-Ju gënjyet- vazhdoi ashper e pa etike ndaj opozites- Neve na vjen zor të nxjerrim e-mailed e partnerëve për të luftuar me ju. Na bëtë qesharak. A thua se tregoni sms e njeri-tjetrit.

Seanca po vazhdon punimet, por pa ndonje thelb konkret mbi Reformen.