Pak para ndeshjes Skënderbeu- Kukësi, sot në mesditë…

Tifozët e Kukësit ishin duke konsumuar diçka për të ngrënë dhe për të pirë në një kioskë para stadiumit, por aty pranë kanë kaluar tifozët korçarë. Pas disa ngacmimeve me fjalë, ka plasur sherri, që ka arritur deri të gjuajtja me shishe mes tyre.

Vetëm ndërhyrja e forcave të policisë pranë stadiumit ka bërë që situata të qetësohet para ndeshjes.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore, pritej të niste në orën 17:00.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.