Nga: DailyWire

Të premten, ish presidenti Barack Obama mbajti një fjalim në Universitetin e Illinois Urbana-Champaign. Thelbi i fjalimit ishte se Presidenti Donald Trump ka shkelur politikën Amerikane. Dhe gënjeshtra qendrore e fjalimit ishte se që nga 8 nëntori 2016- shkatërrimi i fabrikave sociale dhe institucioneve civile nuk kanë të bëjnë aspak me Barack Obamën. Realiteti i kësaj situate, sigurisht, është se Trump është simptomë e rënies së ngadalshme të institucioneve, e ardhur n një pjesë të madhe nga mungesa e sinqeritetit ku Obama ka angazhuar identitetin politik  në dekada.

Tani, Obama është kthyer në ballë të asaj që po prezumohet si parada e fitores e demokratëve në vitin 2018. Obama e pa partinë e tij të përplasur dhe të djegur gjatë dy mandateve, ku humbi Kongresin, Senatin dhe më në fund- Shtëpinë e Bardhë- por tani është kthyer që të ofrojë udhëheqje morale ndaj vendit që e ndëshkoi gjatë gjithë zotërimit në pushtet.

Siç e përcaktori presidenti Trump, Obama është vërtet “shumë i mirë. Shumë i mirë për të fjetur”. Ose të paktën për të ngritur bazën e Republikanëve ndaj premtimeve të çmendura të Obamës në përçmim ndaj Amerikanëve që nuk pajtohen me të.

Obama e nisi fjalimin duke thënë se Amerika ekziston edhe pa klasën qeverisëse.

Ai tha se gjithçka ishte mirë deri në ardhjen e  Trump. Ai mburri politikën e tij për ‘helthcare’.

Obama injoroi gjithë përçarjen duke thënë se Trump është fajtor për gjithçka që është bërë gabim në Amerikë.

Obama deklaroi në vitin 2016 se zgjedhjet e atij viti ishin më të mirat në gjithë jetën. Por sipas fjalimit të tij, tani del ndryshe. Pse?

Obama tha se është për politika më të mira, por kushdo që nuk pajtohet me të është ‘i frikësuar nga ndryshimi’. Politikanët që e kundërshtojnë janë të korruptuar- por jo Obama, i cili nuk do kurrë që të na ‘mërzisë’ ne ose të na ‘ndajë’. Jo Obama që i konsideronte kundërshtarët “të mjerueshëm”.

Obama ishte pjesa e madhe e problemit. Po Obama nuk mund ta njohë këtë. Më tej e më tej në këtë fjalim, Obama anashkaloi fajet për problemet që ai vetë i përkeqësoi ashpërsisht.

( Vijon…)