Policia njoftoi se 20 vjeçari që u gjet i vdekur në fshatin Kurdari të Klosit është vetëvrarë. Ai quhet Julian Çeliku dhe sipas policisë është qëlluar me armën e gjahut të të atit.

“Në njërën nga dhomat e banesës dyshohet se është vetvrarë me armë gjahu teke shtetasi Julian Çeliku, rreth 20 vjeç, banues në fshatin Kurdari-Klos. Arma e gjahut është me leje në emër të babait të tij. Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor dyshohet se vetvrasja ka ndodhur si pasojë e depresionit” thuhet në njoftimin e policisë.