Dita e fundit e kondorit: Robert Redford tërhiqet nga skena. Aktori 81 vjeç, nuk do të luajë më, por ndoshta do të vazhdojë si regjisor.

Nga: Pedro Armocida/

“Do të bëj punën e fundit dhe pastaj do të ndalem.”

Është fraza tipike e filmave Hollivudiane, në të cilat kriminelët mendojnë të bëjnë goditjen e fundit dhe pastaj te tërheqin rremat në varkë, duke shpëtuar nga vazhdimi i bërjes se krimeve ose te përfundojnë në burg ne mënyrë definitive nëse nuk vdesin te vrare.

Është pak nga ajo që po i ndodh me Robert Redford, i cili në moshën 81 vjeç njoftoi tërheqjen e tij nga skena pas daljes të Old Man & His Gun drejtuar nga David Lowery. Filmi që, siç thotë titulli, tregon për një burrë te vjetër dhe pistoletës së tij, e cila është historia e vërtetë e një krimineli, Forrest Tucker, i cili ka grabitur banka 17 herë, ka shkuar në burg 17 herë dhe është arratisur 17 herë, edhe 70 vjeç nga burgut i San Quentin.

Filmi, i prodhuar edhe nga Redford, dhe interpretuar nga Sissy Spacek, Danny Glover, Tom Waits dhe Casey Affleck, do të dalë nga Fox Searchlight më 28 shtator në Shtetet e Bashkuara pas prezantimit të tij në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Torontos.

“Kurrë mos thuaj kurrë, por kam arritur në përfundimin se kjo do të jetë e fundit për mua si aktor dhe që më pas do të tërhiqem nga momenti qe e bej që kur kam qene 21 vjeç”, ka konfirmuar në një intervistë ekskluzive me Entertainment Weekly divi amerikan i fitimit dy here te Çmimit Oscar.

Njoftimi i pensionit  të detyruar nga ana e divave amerikanë nga Clint Eastwood,te Daniel Day Lewis kohët e fundit, ka një histori të gjatë dhe të plotë të saj, për fat për kthimin për se dyti. Natyrisht, duke qenë njerëz si të gjithë të tjerët, edhe ne njëfare pike ata duhet të jenë pak të lodhur se punuari, por Robert Redford shpjegon zgjedhjen në një mënyrë paksa të ndryshme, të ngarkuar me dinjitet artistik: “Unë thashë me vete: pse të mos largohesh nga skena me diçka që është vërtet optimiste dhe plot pozitivitet? “.

Në të njëjtën intervistë Redford, duke deklaruar “në këtë drejtim do të shohim”, nuk duket ta mbyllë derën e veprimtarisë së tij të rëndësishme si regjisor qe në vitin 1980 e sheh debutimin me kryeveprën Njerëz te zakonshëm me të cilin merr menjëherë Oskarin si regjisori më i mirë. Edhe pas kamerës nuk ka hequr dore nga idetë e tij politike nëpërmjet një këndvështrimi preciz mbi historinë amerikane, të kohëve të fundit ose jo, me tituj domethënës si Luanë për qengja, Konspiratori dhe rregulli i heshtjes – Kompania që ju mbani e vitit 2012 qe deri tani është filmi i tij i fundit.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.