Matt Drudge i ‘Drudge Report’ ka njoftuar se Roger Ailes, themelues dhe ish CEO i ‘Fox News’, ka vdekur tre ditë pasi mbushi 77 vjetorin e lindjes. Ailes lindi më 15 Maj, 1940, u rrit në ngjarjet e rëndësishme të vitit 1960 si një producent televiziv, duke kapërcyer në politikat botërore të senatorit Richard Nixon.  Shërbeu si këshilltar për presidentin Ronald Reagan dhe George Bush.

Në një njoftim nga gruaja e Ailes, Elizabeth, postoi këtë shënim:

‘Jam thellësisht e trishtuar dhe me zemër të thyer që të njoftoj se im shoq, Roger Ailes, ndërroi jetë sot në mëngjes. Roger ishte një bashkëshort i dashur për mua, për djalin  tij Zachary, dhe mik besnik për cilindo. Ai ishte gjithashtu një patriot, mirënjohës ndaj vendit të vet që i dha kaq shumë shanse për të punuar shumë dhe për ngritur në aftësitë e tij…”.

/Veritas.com.al/