Një grua belge e cila është konvertuar në myslimane dhe është zhvendosur në Siri, pasi u dashurua me një burrë të cilin e kishte takuar në një supermarket, ka paralajmëruar gratë tjera që të mos bëjnë gabimin e saj.

Laura Passoni 30-vjeçe, ishte kthyer vitin e kaluar në vendlindje e zhgënjyer tej mase.

Ajo ishte duke punuar në një supermarket në qytetin belg Charleroi, kur takoi burrin e saj të ardhshëm Osama Rayyan i cili ishte me origjinë tuniziane.

Ajo ka pranuar së në momentin që është zhvendosur në Siri, e ka kuptuar se premtimet e ISIS-it nuk ishin asgjë tjetër veçse gënjeshtra.

“Nuk jam detyruar me forcë të konvertohem në myslimane, por thjesht më kanë bindur për këtë. Thjesht më  është shpëlarë truri, sikur kur mundoheni të ndalni një ujëvarë”, ka deklaruar Passoni.

Nëna e dy fëmijëve, thotë se ishte dashuruar me atë dhe ishte pajtuar të zhvendoset në Tunizi për të përfunduar në Siri. Nga viti 2014 deri në mars të vitit 2015, ata kanë jetuar në al-Bab afër qytetit  Aleppo.

“Kam shkuar atje vullnetarisht dhe me dëshirë, jam konvertuar në myslimane dhe më pas jam radikalizuar, dhe u binda se kalifati se është i vetmi vend ku unë dhe familja ime mund të jetojmë”, ka shtuar ajo.

“Sapo kam arritur atje më është dashur të di kuptimin e terrorit”.

Ajo ishte mbyllur në një shtëpi ku gjatë gjithë ditës vetëm pastronte dhe gatuante, dhe lejohej të largohej nga shtëpia e veshur me burka dhe e shoqëruar nga burri i saj.

Passoni kishte marrë me vete djalin 4-vjeç që e ka nga një marrëdhënie e mëparshme, por edhe fëmijën tjetër që e kishte me burrin e saj të ri.

Por ajo shumë shpejt u bind se ky nuk ishte vendi ku ajo dëshironte të rriste fëmijët e saj.

Dhe pas shumë sfidave ajo ka arritur t’i ikë kthetrave të ISIS, ndërsa burri i saj besohet se ende jeton në Siri.