Ushtrimi në ekstrem i “detyrës” shtetërore me njerëzit e varfër ka shkaktuar një viktimë në Rrëshen. Ish- drejtori i Operatorit të Transmetimit dhe Shpërndarjes së Energjisë për rajonin Verior të vendit, Saimir Jaku, është vrarë me armë zjarri sot në mëngjes, rreth orës 9.30. Ai ishte ulur në një nga baret e qytetit dhe po pine kafe.

Dëshmitarët thanë se dy persona qëlluan me armë kundër tij dhe larguan qetësisht, pasi kontrolluan se Jaku kishte ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat dhe dëshmitë dhe ka ngritur postblloqe në hyrje – daljet e qytetit. Saimir Jaku ishte shkarkuar nga detyra një javë më parë. Ai ishte anëtar i Këshillit të Qarkut Lezhë.

Hamendësimet e para për veprën kriminale shkojnë në drejtim të ushtrimit të detyrës së tij. Në n qeverisjen Rilindëse të majtë, masat ekstreme kundër familjarëve që nuk kanë mundësi financiare as të paguajnë energjinë elektrike, kanë krijuar dëshpërim dhe tension te njerëzit. Shumë prej këtyre ose janë burgosur ose edhe janë detyruar të kryejnë vetëvrasje.

Por ish- kryeministri Berisha, që në maj të këtij viti kishte shkruar rreth këtij personi.

Ish –kryeministri Sali Berisha e kishte denoncuar ish –drejtorin e tensionit të lartë në OSHEE për veriun, që u ekzekutua sot në Mirditë. Më 28 maj, Berisha shkruante se Sajmir Jaku ishte me 8 klasë shkollë dhe i dënuar në Itali për drogë. Këto të dhëna, Berisha pranon se i ka nga një qytetar.