Diku afër 38 000 të burgosur në Turqi u liruan në kuadër të një reforme të quajtur “lirim i mbikqyrur”, një skemë e përgatitur nga Qveria e Turqisë sipas një dekreti të lëshuar sot, e Mërkurrë. Këtë njoftoi përmes Twitter Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag.

Reforma, e cila do të mundësojë shumë të burgosur që të lënë burgjet para kohe, në lirim me kusht, u bë pjesë e sistemit të burgjeve në vend, tashmë të mbingarkuara për shkak të personave të mbajtur në qeli pas grushtit të dështuar të shtetit. Të burgosurit lirohen me qëllim që të lirojnë vendet për të burgosurit e “grushtit të shtetit”. Deri tani po presin qelitë edhe 10 mijë persona të dënuar me burg.

(Sipas Reuters)