Afërsisht një milion Britanikë kanë anuluar licencat e tyre për BBC TV gjatë katër viteve të kaluara, që nga viti 2013.

Shifrat, të siguruar përmes ‘Freedom of Information’ të kërkuara nga gazeta ‘the Sun’ zbulojnë se deri tani këtë vit, 788,605 persona kanë anuluar licencat. Shifra ishte 817,509 në vitin 2016; 875,169 në 2015, dhe një shifër më masive në vitin 2014.

Tani është relativisht e thjeshtë që të anulohet licenca online.

Disa njerëz mund të jenë larguar për shkak të disa kanaleve moderne me financim kombëtar si Netflix, Amazon Prime, dhe  Now TV — por kritikët  argumentojnë se BBC po del jashtë kërkesave të publikut.

Parlamentari David Davies tha për ‘The Sun’: “Këta që anulojnë reflektojnë se miliona njerëz ndjejnë se BBC nuk reflekton më pikëpamjet e tyre për jetën.

“Nëse BBC nuk fillon të përfaqësojë shtresën e popullsisë që mbështet Brexit dhe që janë të shqetësuar nga emigracioni, atëherë ne do të heqim dorë duke lëvizur te shërbimet që japin informacion të saktë”.

Deputeti Konservator Jacob Rees-Mogg tha se pagesa për licencat “model” janë “jashtë kohe” duke shtuar se “ BBC duhet ta ndjë këtë në favor të pikëpamjeve më moderne- sipas një stili reklame ose modeli abonimi”.

Veritas.com.al/