Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në facebook një ngjarje që ka ndodhur dje në aeroportin “Nënë Tereza”.

Sipas zotit BerishA, dje u mbyll hapësira ajrore shqiptare për shkak të dështimit të sistemit pa element sigurie që ndodhet në Rinas.

Statusi në Facebook :

Fluturimet ne hapësirën tone ajrore, te rrezikuara!

Qytetari digjital denoncon:

Mbylljen e hapësirës ajrore shqiptare për shkak te dështimit total te sistemeve te kontrollit, te instaluara rishtas me korrupsion e pa asnjë element sigurie. sb

“Zoti Berisha mund t,ju informoj për një ngjarje te rende ndodhur ne Rinas dje. Është mbyllur hapësira ajrore shqiptare Shkak i dështimit total te sistemeve te instaluara rishtas pa asnjë e element sigurie.

Dt 1 Qershor 2017 është lajmëruar edhe Brukseli por Belinda Balluku po përpiqet ta varrose ngjarjen Është ngjarje ne prag katastrofe ajrore me rrezikun e një aksidenti ajror. Prokuroria duhet te nise menjëherë hetimet”