Valë shumë të rrezikshme i janë drejtuar brigjeve të Pacifikut të Jugut pasi një tërmet me 7.8 ballë ka rënë shumë pranë ishujve Solomon ditën e Premte (mbasdite sipas orës tonë)- sipas parashikuesve. Këtë transmetoi CNN para një ore.

“Të bazuar në disa të dhëna akoma jo të sakta, valët e një tsunami të rrezikshëm janë parashikuar që do të godasin disa brigje”, sipas Qendrës së Paralajmërimit të Tsunameve në Pacifik.

Tërmeti goditi më pak se 30 kilometra larg nga ishulli i Makira- dhe 70 kilometra nga qyteti- ishull i Kirakira, rreth orës 4:38 a.m.( ora lokal) të Premten dhe në 12:38 p.m., të Ënjtën. Deklaratën e shpërndau Instituti i Studimeve Gjeologjike i Shteteve të Bashkuara.

/Veritas.com.al/