Është rritur me 9 lekë brenda ditës çmimi i naftës në Shqipëri, në bazë të vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, teksa çmimi i naftës ka pësuar një rënie prej 4 lekësh.

Në njoftimin e fundit të ardhur nga bordi, nënprodukti gasoil do të shitet jo më shtrenjtë se 248 për litër me pakicë. Krahasimisht, në vendimin e shkuar, çmimi i caktuar ishte prej 239 lekësh për litër.

Me shumicë, ky nënprodukt do të shitet me 236 lekë për litër.

Benzina nga ana tjetër shkon nga 205 lekë për litër në 201, duke u ulur, teksa me shumicë do të shitet me 189 lekë për litër.

Në çmim stabël mbetet gazi, me 79 lekë për litër me pakicë dhe 67 lekë për litër me shumicë.

Sipas arsyetimit të bordit, çmimi i gasoilit është rritur me 75 dollarë për ton, që prej datës 22 gusht. Nga ana tjetër, benzina është ulur me 33 dollarë për ton.

Ndaj, vjen edhe ky vendim për rritjen me nëntë lek të çmimit të naftës.

Këto çmime të reja të caktuara nga bordi do të hynë në fuqi këtë të shtunë të 27 gushtit ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi ka sqaruar po ashtu se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës.