Këta janë kështu: Trafikantë, të paskrupull, borxhaxhinj, por edhe ‘gjenerozë’ dhe ‘ të ndershëm’ me partnerët. Si pijanecët edhe trafikantët konsiderohen ‘të mirë’ për këto arsye.

Moisi Habilaj, që kishte fituar shumë dhe trafikuar shumë, një pjesë të madhe të fitimeve i kishte kthyer në vila dhe pasuri për familjen. Cili mund ta quajë gjë të keqe?! Ka shumë njerëz që janë gati të votojnë për trafikantët dhe ‘të fortët’, sepse i admirojnë për ‘mirësinë’ e tyre.

Moisi Habilaj vdiste që të blinte një orë Rolex për dorën e tij. E kishte parë orën në një dyqan në Itali dhe iu ëvrtit gjithë ditën dyqanit. Por nuk e bleu. Edhe pse atë ditë mori 270 mijë euro nga droga që transportoi në Itali, orën nuk arriti ta blejë…

Ngjarja ka ndodhur në dhjetor 2013- sipas dosjes hetimore italiane. Moisiu kishte planifikuar tjetër gjë, jo orë për vete.

Sipas hetimeve të autoritete italian, ai merr një sasi prej 270 mijë eurosh nga Antonio Riela, pasi ky i fundit morri një sasi droge e trafikuar nga Shqipëria, nga banda e drejtuar prej Moisi Habilajt.

Pas kësaj, Moisi Habilaj bën ‘shopping’ dhe në një bisedë të regjistruar, ai i thotë Sabaudin Çelajt se harxhoi 9.000 euro vetëm për blerjen e dy byzylykëve, “një për gruan dhe një për nënën e Saimirit”.

“Një orë Roleks e bukur 6.000 euro që herën tjetër do ta blejë për vete”, ka thënë Moisiu sipas regjistrimit në dosje.

Veritas.com.al/