Nga: Joseph Farah/

Ekskluzive nga Joseph Farah i cili shpjegon formimin e shefit të agjencisë, John Brennan.

Jam i lumtur që dikush i shquar siç është ish ambasadori në Kombet e Bashkuara, John Bolton, e tha këtë i pari dhe jo unë.

Të dielën në Fox News ai tha se nuk i besonte agjencisë inteligjente të politizuar fort se do të qartësonte edhe do jepte konkluzione të mbështetura se rusët hakeruan faqen e Komitetit Kombëtar të Demokratëve dhe i dhanë me mijëra e-mail-e Wikileaks-it për të ndihmuar Donald Trump-in që të mundte Hillary Clinton-in në zgjedhjet presidenciale muajin e kaluar.

Për mua kjo s’është aspak e qartë, vetëm duke e parë nga jashtë, se hakerimi i dokumenteve nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve dhe ai i Republikanëve ishte një operacion fals, tha ai. Ne nuk e dimë. Por ne e dimë se inteligjenca ka qenë e politizuar në një shkallë shumë të rëndësishme gjatë administratës së Obamës.

Saktësisht, unë kisha të njëjtin mendim.

Shikoni se kush e drejton CIA-n, John Brennan. Është e nevojshme të them më shumë?

Për ata të cilët nuk e dinë se për kë po flas, më lejoni që t’ju informojë juve me anë të një përmbledhjeje jo zyrtare, por të verifikuar dhe të certifikuar.

Brennan u betua për detyrën jo mbi Bibël, sipas traditës në SHBA, por mbi një draft origjinal të kushtetutës, atë të Bill of Rights (Karta mbi të drejtat e njeriut). A e kuptuat? Ai u betua të mbronte Kushtetutën jo si  të gjithën, por vetëm te kjo pjesë  që përjashton dokumentet e tjera të cilat në mënyrë të qartë kufizojnë fuqinë e shtetit, siç janë Amendamenti i parë dhe i dytë, të cilët ndalojnë Qeverinë Federale të ndalojë lirinë e fjalës, lirinë e shtypit, lirinë e religjionit dhe lirinë individuale për të mbajtur armë.

Ju mendoni se kjo është bërë pa qëllim? Dëgjoni këtë: Në Tezën e diplomimit të vitit 1980 në universitetin e Teksasit në Austin, Brennan mohon eksiztencën e “të drejtave absolute të njeriut” dhe argumenton në favor të censurës së diktaturës egjiptiane. Qëkur shtypi mund të luajë një rol të tillë me ndikim në përcaktimin e perceptimit të popullit, unë jam në favor të njëfarë censure nga ana e qeverisë. Artikuj nxitës mund të provokojnë një kundërshtim në masë dhe si rezultat mund të shkaktojnë dhunë, sidomos në sistemet e zhvilluara politike.

Të pa befasuar nga ky formim, në një ditë nëntori të zymtë të vitit 2012 nxjerrja e mesazheve e bën Brennan-in si personi pas “gjuetisë së shtrigave”, që raportoi për rrjedhjet nga administrata e Obamës.

Në seancën e dëgjesës për t’u bërë drejtor i CIA, Brennan refuzoi që t’i përgjigjej një pyetjeje të drejtpërdrejt nga senatori Rand Paul rreth përdorimit nga administrata e Obamës të sulmeve vdekjeprurëse të dronëve pa pilotë në territorin e SHBA-së. Ai mundi të thoshte vetëm se në SHBA “ nuk kishin ndodhur të tilla sulme” dhe se “s’kishte qëllim të vepronte kështu.” Administrata e Obamës, megjithatë, drejtoi sulme të tilla ndaj qytetarëve të SHBA-së jashtë vendit.

Në Nëntor ai paralajmërojë Donald Trump-in se heqja e marrëveshjes bërthamore me Iranin do të ishte “kulmi i marrëzisë” dhe “katastrofike.”

Ai iu shmang detyrimeve të tij duke sulmuar Donald Trump-in përgjatë fushatës, duke thënë publikisht se nuk do të autorizonte përdorimin e torturave me ujë nëse do të urdhërohej të bënte kështu nga Presidenti i ardhshëm, pasi Trump-i e pranoi përdorimin e saj në rastet ekstreme: “ Mund të them se deri sa unë të jem drejtor i CIA-s, pavarësisht se çfarë do të thotë Presidenti, unë nuk do të jem ai drejtor i CIA-s që do të japë urdhra të tillë. Ata duhet të gjejnë një drejtor tjetër.”

Unë gjithmonë kam menduar se kjo do të ishte një nxitje e mjaftueshme për të zgjedhur Trump-in.

Brennan e pranoi në 2016 se do të kishte mbështetur kandidatin për president të partisë komuniste, një stalinist të papenduar dhe konservator i quajtur Gus Hall, në zgjedhjet presidenciale të vitit 1973. Brennan nuk ishte penduar asnjëherë për hedhjen e kësaj vote.

Brennan prej kohësh ka qenë komod me vëllazërinë myslimane. Pavarësisht provave të paraqitura (dhe më vonë të mbështetura) në gjyqin federal gjatë periudhës së gjyqit historik të vitit 2008 ndaj fondacionit Holy Land, i cili përcaktoi shoqërinë Islamike të Amerikës së Veriut si organizatën e Vëllazërisë Myslimane dhe mbështetëse financiare e organizatës terroriste Hamas, Brennan vazhdonte të takohej me zyrtarët e Shoqërisë Islamike të Amerikës së Veriut dhe merrte pjesë në organizimet e saj. Në konferencën vjetore të saj në vitin 2009, për shembull, Brennan mbajti fjalimin kryesor.

Ka akoma më keq. Një nga ish ekspertët e lartë të FBI-së mbi Islamin thotë se Brennan u konvertua në Mysliman disa vjet më parë në Arabinë Saudite. John Guandolo thotë për Brennan-in se mbetet i lidhur ngushtë me myslimanët. Ai ka qenë i rekrutuar nga sauditët si pjesë e një operacioni kundërspiunazhi.

Në një fjalim të mbajtur në 9 gusht të vitit 2009 në qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare që është e arkivuar në faqen e website-t të Shtëpisë së Bardhë, Brennan tha se duke përdorur “një term të legjitimuar si Jihad, që do të thotë të pastrosh veten apo të zhvillosh një luftë të shenjtë për një qëllim moral, për të përshkruar terroristët rrezikojmë të riforcojmë idenë se SHBA-ja është në njëfarë mënyre në luftë me vet Islamin.

Në 2010 kur ai shërbente si shef i Sigurisë Kombëtare në administratën e Obamës, ai tha se duke pasur vetëm 20% të terroristëve që lirohen nga SHBA u kthehen sulmeve terroriste, s’është aq keq duke marrë parasysh që kthimi i të burgosurve përsëri  te krimi në burgjet e SHBA-së është më i lartë. Deklarata nxiti senatorin John McCain për të pohuar se Brennan e kishte humbur kontaktin me realitetin.

Më besoni unë mund të vazhdoj pambarim për Brennan-in.

Ai është një partizan. Ai ose është një budalla pa asnjë ide, ose është një person shumë i rrezikshëm që ka drejtuar agjencitë e sigurimit kombëtar dhe CIA-n. Skenari më i mirë: Ai është një partizan i hakerimit. Skenari më i keq; Ai është një person eksentrik dhe anti-amerikan i cili ka nxjerrë më shumë sekrete të sigurisë se sa Aldrich dhe Robert Hanssen (Robert Philip Hanssen (born April 18, 1944) is a former U.S. Federal Bureau of Investigation (FBI) agent who spied for Soviet and Russian intelligence services against the United States for twenty-two years from 1979 to 2001. He is currently serving 15 consecutive life sentences at ADX Florence, a federal supermax prison near Florence, Colorado.

Hanssen was arrested on February 18, 2001, at Foxstone Park[2] near his home in Vienna, Virginia, and was charged with selling U.S. secrets to the Soviet Union and subsequently the Russian Federation for more than US$1.4 million in cash and diamonds over a 22-year period.) të marrë së bashku. Mbase duke i përzier së bashku edhe Julius-in me Ethel Rosenberg-un (Julius and Ethel Rosenberg were United States citizens who spied for the Soviet Union and were tried, convicted, and executed for conspiracy to commit espionage. They were instrumental in the transmission of information about top-secret military technology and prototypes of mechanisms related to the atomic bomb, which were of value to the Soviet nuclear weapons program- U ekzekutuan me 19 qershor 1953), gjithashtu.

Ky është ai njeriu i cili do të përcaktojë të vërtetën se cili hakeroi dokumentet nga serveri i pasigurt i komitetit kombëtar të Demokratëve? Mund të ishte një fëmijë i shkollës 9-vjeçare- më mirë.

/Veritas.com.al/