Rihapja e hetimeve të FBI ndaj Hillary Clinton për serverin privat të Emaileve, ka shkaktuar “tërmet” të fuqishëm në zgjedhjet  Amerikës dhe në mbarë botën të interesuar për Presidencialet në Amerikë.

Menjëherë pas njoftimit për rihapjen e hetimeve nga FBI, mediat dhe një pjesë e opinionit amerikan, përmes mediave online, shpërthyen në fjalët: “Vallë si do të shkojë një kandidate të zgjedhje ndërsa është nën hetim? Kjo nuk ka ndodhur kurrë!”

Drejtori i FBI, James Comey tha se rihapja e skandalit vjen pasi u gjetën disa emaile në serverin privat të ndihmëses së Hillary, sipas Reuters.

Ndërsa vetë zonja Clinton, e kapur në befasi pasi e kishte mbyllur çështjen me Emailet, dje, pas deklaratës së James Comey, përmes një nervozizmi i kërkoi drejtorit të FBI: “Kërkoj më shumë detaje mbi email-et, kërkoj të di se çfarë po kërkonte FBI teksa futi duart në serverat personal”, sipas BBC

Rihetimi hapet në një moment kur fushata elektorale është ngushtuar shumë, kanë mbetur më pak se dy javë; gjithë procesi vihet para provës. Prova është se një përfaqësuese e shtetit, e cila nuk është kujdesur për informacionin e klasifikuar, vallë a mund të votohet si presidente e Amerikës!

Donald Trump, kandidati republikan dhe kundërshtar ka kërkuar të ndiqet më tej çështja e emaileve.

Ai reagoi menjëherë të Premten, me qëllim që të fitonte dhe të shpejtonte hapat në garë.

Trump pret të fitojë avantazh në rihapjen e hetimeve të emaileve, gjatë ditëve që vijnë.

Rihetimi i serverit privat të Hillary i jep energji të reja Donald Trump- shkruan media.

Në mitingjet e Trump në New Hampshire, Maine dhe Iowa, Trump sulmoi ndaj Clinton si “lider e korruptuar”.

Edhe gazeta New York Times,  që ka qenë gjithnjë në krah të Clinton, shkruan se do tën jetë një “epokë” tjetër tani që u gjetën emaile në serverin privat të ndihmëses së Clinton.

Emailet e reja u gjetën në serverin privat të ndihmëses së Clinton, Huma Abedin dhe burrit të saj Anthony Weiner,- raportoi të Premten gazeta “New York Times”.

AP Photo/Carolyn Kaster

(Hurma Abedin)

FBI thotë se emailet e gjetura në serverat e ndihmëses i përkasin periudhës kur zonja Clinton ishte sekretare e Shtetit e SHBA.

Kandidati republikan, Trump tha se ngjarja, vetëm 11 ditë para zgjedhjeve, është  skandali më i madh, që mund të krahasohet vetëm me Watergate.

Ndërsa Breitbart News raporton: “FBI filloi hetimin mbi emailet e Hillary Clinton pasi Weiner- ish burri i Hurmasë, i dërgoi disa foto të turpshme një vajze 15 vjeçare dhe vajza 15 vjeçare e ndau mesazhin nga Wener me disa miq, ndër ta edhe me Daily Mail.

/Veritas.com.al/