Sali Berisha përjashtohet nga parlamenti për 10 ditë. Kjo ndodh për herë të parë në gjithë karrierën e tij politike dhe parlamentare. Vendimi sapo u mor nga Byroja parlamentare. Kjo do të thotë se për dy javë, lideri historik i të djathtëve nuk do të mundet tu flasë shqiptarëve nga foltorja e Parlamentit.

Masa ndaj tij vjen pas deklaratës së djeshme në Parlament ku u bëri thirrje shqiptarëve të armatosen se përballë kemi një qeveri të inkriminuar. Ai më vonë sqaroi se bëhet fjalë për ndryshimin e legjistalicionit, pra që të ndryshojë ligji i armëve dhe se shqiptarët të pajisen sipas ligjit me armë.