Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar bllokime me pamje mahnitëse në rrugën Gjirokastër- Tepelenë.  Askush nuk mund të përfytyronte këtë fuqi madhore që të mund të ‘thithte’ tokën dhe rrugën automobilistike në pak sekonda.

Qarkullimi i automjeteve është paralizuar në segmentin nga Viroi në Gjirokastër; dhe autoriteti i Rrugëve po përpiet të marr ndonjë masë.

Por natyra me shira të paparë, deri tani ka fituar.

Del jashtë kontrollit situata në Gjirokastër. Reshjet intensive kanë sjellë daljen nga shtrati të liqenit të Viroit.

Mësohet se ujërat e liqenit kanë kapërcyer mbi urën e dëmtuar në fillim të muajit dhjetor.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se aktualisht rruga tek Ura e Viroit në aksin Tepelenë-Gjirokastër është e bllokuar për autoveturat.

Prurja e ujit nga liqeni që shkarkohet mbi rrugë është rritur dhe pengon kalimin e autoveturave.

Punonjësit e ARRSH, kompanisë së mirëmbajtjes, Policia Rrugore dhe Prefektura po ndjekin nga afër situatën.

Veritas.com.al/