Kryeminiostri Rama, duk folur mbi satelitet ‘Albania’ se një kryeinspektoriat në qiell që do të ketë sy në të gjithë territorin e vendit, që nuk do të ketë as parti, as kushërinj, as emër të përveçëm. Kështu e përshkroi kryeministri Edi Rama planin për Shërbimin Satelitor, teksa u nënshkrua në ambientet e kryeministrisë kontrata në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit Operatorit “Satellogic USA Inc. 2 satelitët do t’i kushtojnë shtetit shqiptar do t’i kushtojnë 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se me satelitët nuk do të ketë mundësi që të ndërtohen katet pa leje pa u vënë re që në momentin që nisin. Po ashtu shumë shpejt, shteti shqiptar do të mattë dronë të armatosur, që sipas Ramës do të jenë për raste ekstreme kundër terrorizmit apo një armiku potencial.

“Me lëshimin e këtyre satelitëve, ne hyjmë në një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit, në funksion të luftës kundër korrupsionit, në funksion të forcimit të shtetit dhe në funksion të barazisë përpara ligjit, por edhe në funksion të së drejtës së barabartë për të përfituar nga gjithë mbështetja shtetërore”, tha Rama.

Sakaq gjatë fjalës së tij ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se 2 satelitët do të ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale. Sipas Peleshit të gjitha ministritë do të marrin informacione nga satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’.

“Kjo kontratë konsiston në përdorimin  ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë tre vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS), si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj”.

Ndër të tjera, ky shërbim do t’ju mundësojë institucioneve përfituese marrjen e imazheve satelitore, të cilat sigurojnë një mbulim gjithëpërfshirës dhe periodik të sipërfaqes tokësore, duke mundësuar përdorime të shumta dhe një mori informacionesh dhe gjeoinformacioni për vendimmarrësit dhe planifikuesit, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, për politika dhe vendimmarrje efektive.