Seanca parlamentare ka nisur ashtu si edhe javët e tjera me një fjalë të liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se Gjermania nuk do t’i hapë negociatat për Shqipërinë.

Basha:

Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit franko- gjerman, kristian demokratët gjermanë, partia jonë simotër dhe social demokratët gjermanë, partia simotër e PS-së, kanë rakorduar qëndrimin e tyre përsa i përket hapjes apo jo të negociatave.

Zonja dhe zotërinj, ashtu si Rama e di fare mirë, lajmi është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin. Është verdikti gjerman tashmë jo vetëm i Krichbaum, por i qeverisë gjermane… se Edi Rama ka gënjyer, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.

Shqiptarët, populli më pro-evropian i meriton hapat në integrim dhe po mbahet peng nga qeveria Rama.

Basha ka vijuar me fjalën e tij por kreu i kuvendit Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën kryedemokratit pasi i kishte mbaruar koha e fjalës. Basha nuk ka lëvizur nga podiumi, e kësisoj Ruçi është detyruar të ndërpresë punimet e kuvendit.

Veritas.com.al/

Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 21 juin 2018