(FOTO: Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson- Foto Reuters)/

Komiteti  i Marrëdhenieve me Jashtë, ka miratuar Rex Tillerson në postin e Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, por me një rezultat ë ngushtë. Sipas vëzhguesve, kjo ka ardhur për shkak të marrëdhenieve të tij me bizneset në Rusi.

Ndarja u krijua mes partive. 11 anëtarët Republikanë të Komitetit votuan në favor të zotit Rex Tillerson, ndërsa 10 anëtarët Demokratë votuan kundër. Votimi i plotë do të kryhet tani në Senat, i cili dominohet plotësisht nga Republikanët.

Kjo ngjarje mbuloi një ditë shumë të ngarkuar të presidentit Trump.

Veritas.com.al/