Senatori Ted Cruz, R-Texas, pas një humbjeje të hidhur në primarie të GOP përballë kandidatit presidencial republikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në Konventën Kombëtare të Republikanëve ku, në vend që të mbështeste Trump, iu tha delegatëve : “votoni sipas ndërgjegjes tuaj”. Pot të Premten edhe Ted Cruz ka premtuar të votojë biznesmenin e famshëm të New York-ut, i cili ka qenë ngjitur me Demokraten Hillary Clinton në disa sondazhe.

“Pas disa muajsh të një konsiderate të kujdesshme, duke iu falur dhe duke kërkuar në ndërgjegjen time, kam vendosur që në Ditën e Zgjedhjeve do të votoj për kandidatin Republikan, Donald Trump,” shkroi Cruz në një postim në Facebook.